Sunfilm Essential Kit

54 

Përshkrimi

Propozim i plotë i specializuar për mbrojtjen ndaj diellit.

Këto produkte për fytyrën dhe trupin ofrojnë një spektër të gjerë mbrojtjeje kundër rrezatimit diellor duke qenë në përputhje me të gjitha standardet strikte të Bashkimit Evropian. Ky propozim përbëhet nga produkte që plotësojnë nevojën për mbrojtje ditore nga dielli, gjatë gjithë vitit dhe përfshin:

-Pre Sun Hydra Protecting Gel 30ml
Xhel hidratues për fytyrën që përmirëson procesin natyral të mbrojtjes së lëkurës nga dielli. Nuk përmban filtra kundër diellit.

-Face Gel SPF 30 30ml
Mbrojtës për fytyrën kundër diellit pa vaj dhe me ngjyrim të lehtë. I pasuruar me antioksidantë specifikë qetësues, lehtëson irritimin e lëkurës dhe e mbron atë nga stresi oksidativ dhe fotoplakja.

-Face and Body Cream SPF 10 50ml
Krem mbrojtës kundër diellit për fytyrën dhe trupin i cili përthithet lehtësisht. Përforcuar me elementë me veprim specifik, përmirëson procesin natyral të nxirjes dhe rrit mekanizmat mbrojtës të lëkurës ndaj diellit.

-After Sun Hydra Calming Cream 50ml
Krem qetësues, hidratues për fytyrën dhe trupin për pas ekspozimit në diell. Lehtëson lëkurën nga irritimet dhe inflamacionet e shkaktuara nga ekspozimi në diell, duke shmangur pasojat e djegies dhe rrjepjen.

-Face Bliss SPF 50+ (tester)
Krem fytyre kundër diellit me mbrojtje të lartë me teksturë të lehtë dhe lehtësisht të absorbueshme.

-Face Velvet SPF 50+ (tester)
Krem fytyre me mbrojtje të lartë kundër diellit me teksturë “kadife”.

+Çanta dhuratë

Përdorimi: Pre Sun Hydra Protecting Cream: Aplikojeni në fytyrë të pastër me masazhim të lehtë dhe lëreni për disa minuta të përthithet. Vazhdoni me produktin kundër diellit. — Face Gel SPF 30 (ose produktet e tjera mbrojtëse): Aplikojeni në lëkurë 15′ përpara ekspozimit në diell. Përsëriteni në varësi të kohëzgjatjes së ekspozimit tuaj në diell. — Face & Body Cream SPF 10: Aplikojeni në lëkurë 15’ përpara ekspozimit në diell. Përsëriteni në varësi të kohës dhe kohëzgjatjes së ekspozimit në diell. — After Sun Hydra Calming Cream: Aplikojeni butësisht derisa të përthithet. Përsëriteni derisa lëkura të qetësohet plotësisht.

Ingredientët kryesorë: Shiko produktet specifike në kategorinë Sunfilm.

Detaje

Informacion shtesë

Llojet e lëkurës

të gjitha llojet

Paketimi

kit