Nisja jonë profesionale

Juliette Armand është themeluar ne vitin 1992, kur kimistët Ioulia Armagou dhe Mihalis Papaefstratiou vendosën të përfshiheshin në industrinë e bukurisë, të eksploronin formula të reja dhe të prezantonin në laboratore vlerat e tyre personale. Kështu lindi Juliette Armand, Kujdesi Personal Profesional, për të krijuar produkte kozmetike inovatore, të bazuara në kërkime shkencore.

Rruga jonë profesionale

Aktiviteti ynë u fokusua në përpjekjen për të marrë formulime me efikasitet maksimal, për të përmbushur standardet e larta të kujdesit profesional të lëkurës.

Reputacioni ynë ndërkombëtar

Emri i brand-it Juliette Armand dhe seritë Elements, Skin Boosters, Sunfilm dhe Ameson kanë fituar një pozicion të fortë në qendrat e bukurisë dhe janë tashmë të pranishme në më shumë se 40 vende të botës.

Investimi ynë profesional

Falë suksesit tonë, kompania zotëron një njësi prodhimi vertikal, vendosur në një strukturë moderne në Athinë. Kemi investuar në pajisje teknologjike të avancuara dhe personel tejet të kualifikuar, dhe kemi marrë çertifikime ndërkombëtare bazuar në standarde të rrepta.

Vendosmëria jonë personale

Që prej vitit 1992, shkenca ka ndryshuar në mënyrë dramatike dhe kërkesat bashkëkohore të industries së bukurisë janë veçanërisht të larta. Ne vazhdojmë ngulmojmë me pasion si më parë, në përpjekje për të gjetur formulën e radhës, kombinimin e radhës, risinë e radhës.