AMESON MICROROLLER 200 Needles

25 

Përshkrimi

Aparaturë që operohet manualisht në fytyrë, me teknologji mikroneedling. Ka një formë cilindrike dhe përmban 200 gjilpëra çeliku inoksidabël për një përthithje të menjëhershme perkutane të produkteve të aplikuara. Disponohet në 5 gjatësi të ndryshme gjilpëre (0.25 mm; 0.5 mm; 1.0 mm; 1.5 mm; 2.0 mm). Gjatësia 0.25mm është e përshatshme edhe për lëkurën sensitive.

Veprimi: Ndihmon në reduktimin e rrudhave dhe shenjave të lëkurës (psh shenjat atrofike të akneve) duke nxitur një proçes rigjenerimi dhe rinovimi indor në thellësi. Me një përdorim të rregullt, arrihet një lëkurë më e tonifikuar dhe elastike, me rrudha dhe shenja (të akneve apo strija) të reduktuara. Kjo proçedurë është jo-invazive megjithatë ka një ndikim të madh në nxitjen e prodhimit të kolagjenit dhe elastinës. Rezulton në një lëkurë me pamje më të shëndetshme, duke vepruar në poret e zgjeruara dhe duke unifikuar gjithashtu dhe tonin e lëkurës, duke përmirësuar shenjat e pigmentuara. Absorbimi transepidermal i produkteve të aplikuara rritet në 80%. Eshtë përgjithësisht një proçedurë e padhimbshme dhe nuk shkakton gjakrrjedhje.

Kundraindikacione:
-Lëkurë e irrituar
-Lëkurë e infektuar, me akne aktive, çikatrice keloide, plagë, rosacea, nishane
-Histori e Herpes Simplex ose Herpes Labialis
-Kancer i lëkurës
-Probleme të koagulimit të gjakut dhe trajtim me antikoagulantë
-Radioterapi; Kemioterapi
-Sëmundje autoimune
-Terapi me imunosupresorë (kortizonikë) dhe retinoidë oralë
-Diabet Mellitus
-Shtatzani dhe laktacion

Përdorimi: Pastrohet lëkura plotësisht, ndahet fytyra në zona (zona e ballit; faqeve; hundës; mjekrës) dhe aplikohet serumi i dëshiruar. Me njërën dorë imobilizohet lëkura dhe me tjetrën aplikohet MICROROLLER me një lëvizje të vazhduar horizontale, vertikale dhe diagonale (4 herë për secilin drejtim), në mënyrë që të arrihet një shpërndarje uniforme e produktit dhe nxitjes mekanike të aparaturës. Kur arrihet në kufirin e zonës që po punohet (psh zona e ballit), ngrihet lehtësisht MICROROLLER-i dhe përdoret në të kundërt dhe lehtësisht në drejtim oblik. Për një rezultat të sigurtë, nuk duhet aplikuar presion i rritur vertikal për të evituar laçeracionet. Në fund të procedurës, duhet të aplikohet një sasi e mjaftueshme Calming Bliss & Repair Gel nga AMESON e Juliette Armand, për të qetësuar dhe ndihmuar rigjenerimin e lëkurës nga veprimi mekanik i MICROROLLER.

Këshilla POST-MICRONEEDLING:
-Pas proçedurës duhet aplikuar hidratant; sugjerohet Calming Bliss & Repair Gel nga AMESON Juliette Armand për 48 orë. Në vazhdim rekomandohet përdorimi i Bioplacenta Serum
-Duhet përdorur mbrojtësi nga dielli SPF30+
-Duhet shmangur ekspozimi në rrezatim UV (psh solar, plazh), sauna etj.

Kujdes: MICROROLLER është një pajisje PERSONALE dhe duhet përdorur vetëm nga një person, pasi rrezikon infektim të kryqëzuar. Duhet pastruar dhe dezinfektuar pas çdo përdorimi.ërmasat

Detaje

Informacion shtesë

Përmasat

0.25 mm 0.5 mm 1.0 mm

Llojet e lëkurës

të gjitha llojet