AMESON MICROROLLER 1080 Needles

35 

Përshkrimi

Aparaturë që operohet manualisht në trup, me teknologji mikroneedling. Ka një formë cilindrike dhe përmban 200 gjilpëra çeliku inoksidabël për një përthithje të menjëhershme perkutane të produkteve të aplikuara. Pajisja për trupin disponohet në 2 gjatësi të ndryshme gjilpëre ( 1.5 mm; 2.0 mm).

Veprimi: MICROROLLER krijon kanale mikroskopike në lëkurë, me funksion penetrimin më të thellë të produkteve të aplikuara, duke siguruar kështu rezultate më të mira dhe të shpejta në tonifikim, reduktim të shenjave dhe strijave, dhe përmirësim të përgjithshëm të pamjes së lëkurës së trupit.

Kundraindikacione:
-Lëkurë e irrituar
-Lëkurë e infektuar, çikatrice keloide, plagë, nishane
-Histori e Herpes Simplex
-Kancer i lëkurës
-Probleme të koagulimit të gjakut dhe trajtim me antikoagulantë
-Radioterapi; Kemioterapi
-Sëmundje autoimune
-Terapi me imunosupresorë (kortizonikë) dhe retinoidë oralë
-Diabet Mellitus
-Shtatzani dhe laktacion

Përdorimi: Në lëkurë të pastër aplikohet produkti i përzgjedhur dhe më pas MICROROLLER pa ushtruar presion, me një lëvizje të vazhduar horizontale, vertikale dhe diagonale (4 herë për secilin drejtim), në mënyrë që të arrihet një shpërndarje uniforme e produktit dhe nxitjes mekanike të aparaturës. Lëkura mund të pësojë skuqje, e cila është normale dhe do të largohet pas disa orësh. Aplikohet krem qetësues hidratues pas përfundimit të proçedurës.

Këshilla POST-MICRONEEDLING:
-Pas proçedurës duhet aplikuar produkt qetësues\hidratant
-Duhet përdorur mbrojtësi nga dielli
-Duhet shmangur ekspozimi në rrezatimi UV (psh solar, plazh), sauna etj.

Kujdes: MICROROLLER është një pajisje PERSONALE dhe duhet përdorur vetëm nga një person, pasi rrezikon infektim të kryqëzuar. Duhet të pastrohet me ujë të ftohtë të zjerë paraprakisht, pas çdo përdorimi. Gjithashtu duhet aplikuar alkool ose dezinfektant dhe tharë plotësisht me tharëse.

Detaje

Informacion shtesë

Përmasat

1.5 mm – 2.0 mm

Llojet e lëkurës

të gjitha llojet